Në pritje të foshnjes mbretërore

14/07/2013 11:30

Prezantues, korrespondentë, kameramanë, producentë e teknikë televizivë kanë ngritur dhe kanë zënë vendet e tyre me shkallet dhe tripodet e kamerave përpara spitalit St Marry në Londër, në pritje për të fiksuar momemtin e shenjës së parë të lindjes së foshnjes mbretërore, atij që mund të jetë një ditë Mbreti ose Mbreteresha e ardhshme e Anglisë.

Gjetja e vendeve sa më afer hyrjes kryesore dhe pozicioneve më të afërta për filmimet dhe lidhjet live apo edhe vizimet dhe venja e shenjave se ku do te pozicionohet korrespondent e rrjeteve më të medha televizive në botë, duken të shenuara tashme në trotuarin përballe spitalit.

Kur askush perveç “Nënës Natyrë” nuk e di ditën se kur do të vijë në jetë foshnja mbretërore, media duket se i ka marrë të gjitha masat dhe është e pergatitur të presë me orë, dite apo edhe javë për një eventiment të tille mediatik me interes të jashtëzakonshëm në mbarë globin.

Njoftimi zyrtar nuk do të jepet në “Twitter”, as në rrjetet sociale, por siç e do tradita mbreterore do te shpallet përmes një njoftimi të vendosur në një stende përpara Pallatit Mbreteror “Buckingham Pallace”.

Skenat përpara spitalit jane një “déjà vu” me 22 qershorin e vitit 1982, kur Princi Charles dhe Diana, Princesha e Uellsit dolën nga i njëjti pavion i spitalit me foshnjën William, tashmë babai që pret fëmijen e tij, qe do te jete monarku ose monarkia e trete ne linje hirarkike per fronin, pavarësisht nga seksi i foshnjes.

Ka një deshire nga çifti mbreteror qe foshnja e re te mos i nenshtohet trysnise nga media siç ndodhi me Princin William dhe nenen e tij te ndjere, Princeshen Diana.

Por, çifti i ri mbretëror, në luften e tyre për më shume privaci mund të ecin ne drejtim te kunder me rrymen, pasi interesi mediatik ne mbare boten eshte jashtezakonisht i madh.

Top Channel