Dy viktima paraditen e së dielës

14/07/2013 00:00

Dy incidente në Korçë dhe Gjirokastër kanë çuar në vdekjen e dy personave gjatë paradites së të dielës.

Në fshatin Miras ka humbur jetën një 14-vjeçar pasi zetori e ka zënë poshtë. Zetori doli nga rruga dhe ra në kanal, ndërkohë që adoleshenti po qëndronte në karroceri.

Ndërsa në Gjirokastër ka humbur jetën një 55-vjeçar i cili po gjuante peshk me gjenerator kur e ka zënë korrenti.

Viktima është Astrit Hasa. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Hormovë, në Drinos.

Top Channel