Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka
theksuar se në qendër të diskutimeve të grupit të punës LSI-PS është
programi i përbashkët dhe nuk janë trajtuar emra konkretë për Qeverinë.

“Çështja e emrave dhe çështje të këtij niveli nuk janë absolutisht fokusi dhe nuk mund të ishin fokusi sepse në fund të fundit, në shtatorin që na pret do të votëbesohet një program qeverisës që është thelbi. Oponenca dhe debati do të përqendrohet tek programi dhe realizimi i tij. Kush do që të jetë do të ketë përgjegjësi për të realizuar këtë program në mënyrë konkrete dhe për herë të parë përgjegjëgjshmëia që të kemi program të  prekshëm realizohet për herë të parë në politikë”, tha Vasili.

Duke u dhënë përgjigje dyshuesve për këtë koalicion, zoti Vasili ka theksuar se ai do te jete afatgjate dhe do te kete prioritet zgjidhjen e krizes aktuale ekonomike. Sipas tij PS-LSI do të jenë së bashku në një bashkëqeverisje për disa mandate.

“Besoj që edhe eksperiencat e kaluara kanë qenë një thesar i madh në të mirë dhe në të keq dhe sot besoj që më të qartë dhe më të pjekur se kurrë, ky koalicion fali edhe një mbështetje të madhe të qytetarëve. Ka mundësi ta administrojë pushtetin e tij për disa mandate, sepse mendoj që sfida e këtij mandati është një sfidë e kryer dhe përgjigjet pozitive do të jenë optimiste që në fillimet e veta”, tha Vasili.

Zoti Vasili eshte shprehur pro nje tjeter pike te shumedebatuar, siç eshte ajo e ndarjes se mandatit te deputetit nga ai i ministrit.

“Ndarja e mandateve, sigurisht as nuk është një praktikë e re, as nuk është vetëm shqiptar. Një vend që do të kalojë shpejt problemet e tij duhet të ketë eficencë maksimale dhe çdo veprim në këtë drejtim është i mirëpritur. Çdo veprim tjetër që ruan ritmet e ulëta, ruan stanjacionin, apo ruan eficensën minimale të institucionit apo të mosplotësimit reciprok të detyrimeve ndaj qytetarëve dhe ndaj elektoratit nuk i duhet kërkujt. Me ekzigjencë maksimale kjo bie mirë dhe nuk ka ndonjë moment për t’u kritikuar”, tha Vasili.

Top Channel