Belfast, deputeti bie pa ndjenja, trazira

13/07/2013 04:30

Deputeti i Belfastit Verior, Nigel Dodds, është plagosur gjatë dhunës, që shpërtheu pas paradës së “Urdhrit Portokalli”.

23 oficerë policie u plagosën gjithashtu, përfshi 2 të tillë të ardhur nga vende të tjera të Mbretërisë së Bashkuar.

Dodds u rrëzua pa ndjenja dhe u transportua me ambulancë për në spital.

Më herët, ai kishte apeluar për qetësi, pas shpërthimit të trazirave, kur një paradë Portokalli u ndërpre, në rrugën Woodvale.

Policia ishte duke zbatuar një urdhër-ndalimi të Komisionit të Paradave.

Dodds u dërgua menjëherë në spital, për shkak se u godit nga një raketë, e hedhur nga besnikët në kryqëzimin e rrugës Woodvale dhe Woodvale Parade, në veri të Belfastit.

Top Channel