“Supertajfuni”, Kina dhe Tajvani në alarm

12/07/2013 15:40

Një tajfun i përmasave madhore ka vendosur në alarm Tajvanin dhe Kinën, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut gjatë javës i kanë marrë jetën 36 personave, teksa 166 të tjerë figurojnë të humbur.

Tajfuni “Soulik” do të godasë gjatë të premtes Tajvanin, përpara se të spostohet drejt brigjeve kineze.

Konkretisht, krahina e Sichuanin, e cila ka përjetuar dëmet më të mëdha të motit të keq të ditëve të fundit është vendosur në alarm, pasi do të jetë në epiqendrën goditëse të tajfunit.

Në rrugën e tajfunit, që pritet të godasë edhe krahinën e Fijuanit e Zhejiangut ndodhen mbi 150 milionë banorë.

Aktualisht, në Tajvan janë mbyllur shkollat, ndërsa i është kërkuar banorëve që të fortifikojnë banesat e tyre e të shmangin çdo udhëtim jo të domsodoshëm.

Top Channel