Martesa e tij 17-vjeçare është zilia e Hollivudit dhe më në fund Hugh Jackman ka zbuluar sekretin që mban gjallë romancën mes tij dhe bashkëshortes Deborra-Lee Furness.
Në një intervistë për revistën ‘Good Housekeeping’, aktori 44-vjeçar tha se gruaja e tij 57-vjeçare është shoqja e tij më e mirë.
“Kemi qenë gjithmonë shokë shumë të mirë. Që në fillim dukej që shkonim shumë me njëri-tjetrin. Gjithashtu duhet të bësh shumë surpriza që të mbash gjallë romancën”, deklaroi australiani, i njohur për interpretimin e Wolverine në sagën ‘X-Men’.
Dy rregulla të tjera të Hugh Jackman për një lidhje afatgjatë janë komunikimi i përhershëm dhe qëndrimi pranë familjes sa më shumë të jetë e mundur.
“Unë dhe Deborra flasim për gjithçka dhe nuk mbajmë të fshehta. Gjithashtu unë nuk qëndroj larg familjes për më shumë se 2 javë”, tha Jackman.
Top Channel