
Në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vetëm katër anëtarë do të
përballej me shqyrtimin e kërkesës së parë ankimore, njoftoi shtyrjen e
mbledhjes për tre ditë të tjera.
Rezultati në Qarkun e Kukësit përbën kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila pritej të shqyrtohej këtë të premte. Forca politike e drejtuar nga Ilir Meta kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në 15 kutitë e Tropojes,të cilat i përkasin qarkut të Kukesit dhe ku rezultati qe ka bere ndarjen e mandatit të fundit në favor të koalicionit të udhëhequr nga PD, është tejet i ngushtë.
LSI pretendon në kërkesën ankimore së koalicionit të majte në këto 15 kuti i janë hequr nga rezultati përfundimtar mbi 150 vota, që nëse vërtetohet mund të pasojë me kalimin e mandatit të katërt të Kukësit tek koalicioni i majtë. Kerkesa ankimore e LSI është e para qe pret te kaloje ne procedurat e KQZ-se, por jo e para qe pritet me interes si e mundshme per te prekur shperndarjen e mandateve.
Per qarkun e Shkodres, gjithashtu ka nje kerkese ankimore, por ndryshe nga Kukesi ku mandati i fundit diskutohet mes dy koalicioneve, ketu eshte PR qe pretendon se permes falsifikimit te tabelave te rezultateve ne 5 qendra votimi, kandidatit te saj i eshte marre nga mandati nga PD.
Nje mandat gjithashtu eshte ende ne diskutim, ne qarkun e Lezhes. Eshte Partia Socialiste qe pas vendimit te KQZ–se per kete qark, beri kalimin e nje mandati nga koalicioni i majte tek ai i djathte, e kundershton ate.
Madje ankimimi ende i padorezur ne KQZ i PS-së pritet te perfshije edhe qendra te tjera votimi te Lezhes, ku nuk perjashtohet as kerkimi i pavlefshmerise se zgjedhjeve ne kete qark, çka do te thote riperseritje te tyre.
Se bashku me ankimimet per Lezhen, prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pritet qe numri i ankimimeve te shkoje ne rreth 40 te tilla. Nder to eshte kandidati i pavarur Dritan Prifti, qe kerkon rinumerim te votave ne qarkun e Fierit, ka kerkesa ankimore te LZHK-se ne disa zona te caktuara, ndersa Partia e Pensionisteve dhe Aleanca Popullore Kristiandemokrate, nuk kane pasur preferenca qarqesh, por kane kerkuar pavlefshmeri te zgjedhjeve ne te gjithe vendin, kerkesa qe perveç se rrisin numër e ankimimeve nuk pritet te kene tjeter efekt.
Megjithate KQZ do te duhet te hape procedurat per to dhe ne mungese te pese votave, te gjitha kerkesat ankimore do ti shkojne per zgjidhje Kolegjit Zgjedhor.
Top Channel