E bekuar me sukses dhe një pamje që e bën të konsiderohet si një prej femrave më të tërheqëse të botës, Maria Sharapova është në gjendje që t’i realizojë vetes ëndrrat e saj të kushtueshme.
Tenistja ruse, e cila ka fituar 27 milionë dollarë vetëm nga tenisi dhe nga sponsorët e saj edhe disa herë më shumë se kaq, pozoi krenare me makinën e saj të re, një “Porsche 911 Carrera”.
Një kombinim perfekt, ai i një prej vajzave më të pashme në botë, me një prej makinave më luksoze, në një prej vendeve më tërheqëse të planetit, në plazhin e Manhatanit, SHBA.
E ndersa per te gjithe kjo makine endrrash do te kishte nje vlere qe varion nga 200 mije euro ne gjysme milioni, per Sharapoven vjen falas, si shperblim per faktin qe ajo eshte imazh i kompanise.
Top Channel