Ish-kampioni britanik i sprintit burgoset në Marok, u dënua për sulm seksual ndaj një të miture
Microsoft duket se ka bashkëpunuar me inteligjencën amerikane, për të bërë të mundur, që bisedimet mes përdoruesve të mund të përgjohen. NSA, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, ka qenë ndihmësi për të shmangur mbrojtjen e vet sistemit të Microsoft.
Ky është rezultati më i fundit i zbuluar nga dokumentet e reja të ofruara nga Edward Snowden, për të cilat shkruan “The Guardian”. Edhe Skype, i blerë nga Microsoft në tetor 2011, ka bashkëpunuar me sistemin e survejimit “Prism”.
E përditshmja britanike shkruan sërish në faqen e internetit, se dokumentet e dorëzuara nga Snowden ilustrojnë nivelin e bashkëpunimit mes “Silicon Valley” dhe agjencive të inteligjencës, gjatë 3 viteve të fundit, veç detajeve të tjera ndihmëse mbi funksionimin e sistemit “Prism”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Microsoft, i cili ka mohuar akuzat nëpërmjet një letre të nisur “The Guardian”. Kompania nuk ofron asnjë akses të drejtpërdrejtë në asnjë nga produktet e saj, bën të ditur shoqëria.
“Kemi parime të qarta, të cilat udhëheqin përgjigjet tona ndaj kërkesave të qeverisë, për informacione mbi konsumatorët tanë”, saktëson Microsoft, duke shtuar se ata i marrin me seriozitet impenjimet ndaj klientëve, por edhe respektimin e ligjeve.
Top Channel