Berisha: Rama shkel institucionet

12/07/2013 20:00

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka sulmuar Edi Ramën se është duke anashkaluar institucionet kushtetuese, duke ngritur zyrën e “Kryeministrit të Zgjedhur”.

“Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjithë Republikave parlamentare e Mbretërive konstitucionale të Europës, nuk njohin kryeministër të zgjedhur pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët, kurse kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe të gjithë votëbesohen në Parlament”, deklaron Berisha.

Ai shprehet se, këto norma themelore kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti, nuk ekzistojne për Edi Ramën dhe 63 deputetët e tij.

“Ai është vetëshpallur kryeministër dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti e as të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën Enver, por dhe Don Kishot”, shkruan më tej Berisha në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA