Lëvizja Rinore për Integrim festoi fitoren e arritur në zgjedhjet e 23 qershorit.
Të rinjtë e të rejat, të veshur me ngjyrat e flamurit të LSI-së, të bardhën e të kuqen, janë përshëndetur nga deputetja e ardhshme Monika Kryemadhi, e cila ka vlerësuar maksimalisht punën e tyre gjatë fushatës elektorale.
“Unë iu falënderoj. Sinqerisht, më vjen shumë keq, që 2 muajt e fundit të fushatës, të gjithë atë punë të mrekullueshme, ju arritët ta përfundonit vet me sukses. Më vjen keq, që unë nuk isha pjesë e punës dhe angazhimit tuaj, gjatë këtyre muajve, por, pavarësisht nga kjo, ndjehem krenare, që ju jeni rritur sot dhe jeni bërë, me të vërtetë, politikanë të mrekullueshëm dhe punonjës partie të jashtëzakonshëm”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Në pamundësi për të qenë i pranishëm në këtë festë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u ka dërguar një mesazh falenderimi të gjithë të rinjve, që kontribuan në fitoren e LSI-së.
Top Channel