Sfidat e Egjiptit të përçarë

10/07/2013 00:00

Kur Muhamed Mursi kandidoi në zgjedhje, ai premtoi të ishte president i
tërë popullit egjiptian. Por ajo per te cilen akuzohet sot eshte se nuk
arriti t’i bashkojë të gjitha forcat politike mes tyre.

Një hap i tille nuk ishte zgjedhje, por domosdoshmeri e diktuar prej situates katastrofike te ekonomise se vendit. Per rindertimin e Egjiptit, nuk kishte rruge tjeter veç bashkimit te forcave.

Presidenti i përkohshëm Adli Mansur eshte zotuar ta coje vendin ne zgjedhje te reja, por edhe ai nuk do ta kete te lehte, pikerisht sepse perballet me sfiden madhore te  ribashkimit te nje populli thellesisht te percare. Ndjekësit e levizjes Tamarod, apo Rebelimi, pretendojne se kane mbledhur mbi 20 milione firma kunder mursit sepse nuk duan te qeverisen më nga Vëllazëria Myslimane.

Por a mund të ketë një Egjipt pa pranine e saj ne politike? Vëllezërit Muslimanë kanë rrënjë të thella në shoqëri, thote ‘Deutsche ëelle’ dhe kandidati i tyre Muhamed Mursi i fitoi zgjedhjet 2012, megjithëse me një pjesëmarrje të ulët, me 13.2 milionë vota. Integrimi i Vëllazërisë Myslimane në procesin politik nuk është i lehtë, sepse frontet janë të ashpërsuara dhe konflikti mes levizjes islamike dhe ushtrisë përshkallëzohet cdo dite ditë.

Në Egjipt nuk ka deri tani një ndërmjetës neutral dhe të gjitha partitë e Islamit politik nuk duan të marrin pjesë në qeverinë kalimtare, e cila pritet të formohet, madje edhe salafitët me partinë e tyre të dritës. Forcat laike të vendit janë të vetëdijshme për rreziqet e sigurise qe mund te lindin nga perjashtimi i vellazerise, ndaj Aleanca e Majtë liberale është shprehur qartë kundër formimit të një qeverie pa parti islamiste.

Top Channel