Papa Françesku urdhëron heqjen e monumentit të tij

10/07/2013 20:40

Papa Françesku kërkoi heqjen e një monumenti ngritur në nderim të tij në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Monumenti ishte një shëmbëlltyrë me përmasa reale e Atit të Shenjtë dhe ishte vendosur në në shesh përpara katedrales më të madhe të qytetit.

Megjithatë, sipas të përditshmes amerikanolatine “El Clarin”, kjo surprizë nuk është mirëpritur aspak prej Françeskut.

I vendosur që të ecë në linjën e tij të një kishe sa më modeste dhe sa më pranë njerëzve të varfër, Papa e ka konsideruar këtë nderim si të tepruar dhe ka urdhëruar heqjen e menjëhershme të kësaj stutuje.

Top Channel