Elbasan, sherr në lokal, plagoset 17-vjeçari

10/07/2013 00:00

Një sherr banal mes të rinjsh në një lokal ka përfunduar me plagosjen e një 17-vjeçari nga Elbasani.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së djeshme në një lokal të qytetit, ku mësohet se ka mbetur i plagosur me thikë Dorian Zdrava, 17 vjeç. Policia lokale ka ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Agron Koburja.

Ndërkohë 17-vjeçari ndodhet në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka deklaruar paraprakisht se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pa dhënë më shumë detaje. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Top Channel