Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë perceptimin se në institucionet e vendit po shtohet korrupsioni.

Ky perceptim vlen për sistemin gjyqësor, partitë politike, shërbimet shëndetësore, Kuvendin, sistemin e arsimit, OJQ-të e institucione tjera.

Gjatë një konferencë për shtyp, Instituti Demokratik i Kosovës, në bashkëpunim me “Transparency International Kosova” ka publikuar :Barometrin Global të Korrupsionit” për vitin 2013.

Merita Mustafa, menaxhere e projektit në KDI ka thënë se: “Me këtë raport vetëm sa i kemi konfirmuar botës se nuk kemi qeveri dhe as institucione të cilat janë të përkushtuara për të kundërshtuar këtë fenomen. Të gjitha këto janë indikatorë që prodhojnë imazh tejet negativ për vendin tonë, nga i cili pasojat do t’i vuajnë qytetarët e thjeshtë, të ndershëm dhe më keq, gjithmonë do t’i vuajnë ata që janë me të varfër”, tha Mustafa.

Raporti tregon se 66 për qind e të anketuarve mendojnë se për dy vitet e kaluara është rritur në masë të madhe korrupsioni, 26 për qind mendojnë se nuk ka ndryshuar fare, kurse vetëm 8 për qind mendojnë se është ulur.

Top Channel