Rihanna bën plazh e qetë
09/07/2013 21:20
U ankua se nuk bëri dot plazh në Poloni për shkak të kureshtjes së madhe të fansave duke thënë se u ndje si një “kafshë e mbyllur në kafaz”, por duket se Rihanna më në fund shijoi një ditë pushimi si njeri.
Këngëtarja nga Barbados postoi një foto provokuese në Instagram ditën e martë për të përshëndetur fansat e saj nga Vjena e Austrisë.
25-vjeçarja aktualisht është e zënë me turin e saj botëror dhe ka nisur etapën europiane.
Top Channel