Preç Zogaj, përveç veprimtarisë së tij politike, njihet nga publiku edhe për kontributin e tij si poet në letërsinë shqipe. Libri i tij i fundit, i promovuar në Ministrinë e Kulturës, titullohet “Fundi, një fëmijëri tjetër” dhe  sjell për lexuesit një kolanë poezish të cilat i përkasin krijimtarisë së tij të kohëve të fundit.

Autori është shprehur se e mendon këtë botim si librin e tij më të mirë.

Poeti Parid Teferiçi e ka cilësuar veprën e Preç Zogajt si një gur themeli në poezinë e re shqiptare, ndërsa Ministri i Kulturës, Visar Zhiti, është shprehur se libri është një përmbledhje e këndshme copërash, kujtimesh e përjetimesh të autorit: “Është një poemë me ndjenjë. Ka temperaturën e jetës, të njeriut.”

Preç Zogaj ka botuar mbi 10 libra me poezi. Vëllimi i tij i parë i titulluar “Emrat Tuaj” i përket vitit 1985. Ka fituar disa çmime letrare si “Penda e Argjendtë” në vitin 2000 me “Kalimi” dhe çmimin “Lasgush Poradeci”  në vitin 2008 me “Gjallë unë pashë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA