Konflikti Rusi-BE për automjetet në OBT

09/07/2013 15:25

Bashkimi Europian dërgoi një mosmarrëveshje tregtare me Rusinë në Organizatën Botërore të Tregëtisë.

Kjo është hera e parë që Brukseli dhe Moska kërkoi një “arbitër” ndërkombëtar në lidhje me konfliktet e tyre.

Komisioni Europian cilëson si të paligjshëm një taksë doganore që Rusia i vendos automjeteve të importuara nga vendet anëtare, me qëllim që të favorizohen prodhuesit vendas.

Komision kërkon një trajtim të barabartë, pasi ai nuk vendos tatime shtesë mbi automjetet me prodhim në Rusi, Bjellorusi dhe Kazakistan.

Rusia iu bashkua OBT-së gjatë gushtit 2012. Organizata ka në dorë që të kërkojë prej vendeve ndryshimin e politikave të tyre tatimore apo të taksave të veçanta e nëse kjo nuk ndodh, mund të shkohet deri në përjashtimin e vendet nga OBT.

Në bazë të tatimeve që vilen nga shteti rus, për një makinë të re të importuar paguhen 420-2 700 euro, ndërsa për makinat me mbi 3 vjet përdorim, nga 2 600-17 200 euro.

Taksa është shumë më e lartë për automjetet e rënda dhe ato që përdoren për qëllime specifike, me doganën që shkon deri në 150 mijë euro, duke frenuar ndjeshëm kërkesën ruse për makina europiane.

Top Channel