Kimi nuk prish gjumin për fëmijën

09/07/2013 17:20

Kim Kardashian nuk do të shqetësohet nga të qarat e vajzës natën sepse ka punësuar një dado që do të merret me beben gjatë kohës që ajo fle gjumë.

Sipas ‘RadarOnline’, 32-vjeçarja nuk ka ndërmend të heqë dorë nga gjumi pasi ajo nuk mund të bëjë dot pa 8-10 orë gjumë në ditë.

Një burim tha: “Gjumi është shumë i rëndësishëm për Kimin. Ajo nuk funksionon dot pa 8 deri në 10 orë gjumë. Ajo kërkon që të pushojë mirë në mënyrë që të jetë një nënë sa më e mirë për North.”

Po i njëjti burim shtoi: “Kimit po i pëlqen shumë jeta e re si nënë, por kurrë nuk do e sakrifikojë gjumin e saj.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA