Turqi, policia shpërndan manifestimin

08/07/2013 21:10

Policia turke shpërndau nëpërmjet gazit lotsjellës dhe zjarrëfikëseve një turmë që u përpoq të rikthehej në sheshin Gezi, i shndërruar në kryeqendrën e protestave të muajit qershor.

Pas vendimit të Gjykatës së Stambollit që i dha të drejtë protestuesve e kërkesës së tyre për mosurbanizimin e parkut, guvernatori i Stambollit urdhëroi rihapjen, por ai u mbyll sërish pasi u bënë thirrje për rikthimin e manifestimeve të reja këtë të hënë.

Pesë persona mbetën të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur, në përballjet me policinë gjatë qershorit dhe gjendja në vend mbetet ende delikate, pasi autoritetet nuk kanë lëshuar përballë kërkesave me natyrë politike të manifestuesve.

I nisur si një revoltë kundër ndryshimeve në qytetin më të populluar të Turqisë, manifestimi mori një karakter kombëtar dhe u shndërrua në një lëvizje të mirëfilltë kundër kryeministit Erdogan dhe qeverisë së tij në pushtet.

Top Channel