Spanjë, financimet e errëta të politikës

08/07/2013 00:00

Për të pakten dy dekada, konservatorët në pushtet në Spanjë janë
financuar ilegalisht. Ish-shefi i thesarit të Partisë Popullore, Luis
Barcenas konfirmoi atë që përflitej prej kohësh: funksionarë të lartë të
kësaj partie kanë pranuar në mënyrë të përsëritur fonde të paligjshme.

Prej 20 vitesh sipas tij, partia e kryeministrit Mariano Rajoy ka marre para ne dore nga industria e ndërtimit dhe sipërmarrje të tjera, donacione të cilat nuk i ka deklaruar. Ne pohimet e bera per El Mundo, Barcenas shton se si shperblim, partia popullore i ka krijuar lehtesira te medha. Ky njeri luan nje rol kyç në aferën e arkave ilegale të Partisë Popullore.

Edhe për Rahaoin vetë ka dyshime se ka pranuar ryshfete. Kryeministri dhe anëtarë të tjerë të rangut të lartë të partisë i hedhin poshtë me forcë të gjitha kritikat. Por skandalet e korrupsionit e kane zbehur besimin e spanjolleve tek lideret e tyre dhe kane ndezur zemerimin e njerezve te lodhur nga recesioni i gjate i shenjuar prej papunesise se larte, shkurtimit te shpenzimeve dhe rritjes se taksave.  

Barsenasin e arrestuan në fund të qershorit, sepse ekzistonte rreziku që ai të arratisej. Ne intervisten e dhene per El Mundo, ai shpjegoi sesi jane mbajtur llogaritë ilegale rrjedhëse. 55-vjeçari pretendon se ka ne dore materiale inkriminuese, te cilat po të publikohen mund të rrëzojnë qeverinë konservatore. Me të ardhurat e paligjshme janë paguar për shembull rroga shtesë për anëtarë të rangut të lartë të partisë si dhe shpenzime të fushatës elektorale.

Në raportet e shtypit, që para disa javësh qe bërë e ditur se po ta arrestonin, Barcenas do të nxjerrë në treg që nga burgu dokumente delikate. 55-vjeçari ka qene pergjegjes per financiar e partise popullore nga viti 1991 deri ne 2010-ten. Barcenas dyshohet se ka fshehur rreth 48 milione euro ne llogari rrjedhese jashte kufijve te vendit.

Top Channel