“Paris mund të tentojë vetvrasjen sërish”

08/07/2013 17:35

Pas tentativës së vetvrasjes në datën 5 qershor, Paris Jackson mbetet shumë e brishtë për t’u rikthyer në shtëpi.

Si rrjedhojë, e bija 15-vjeçare e Micheal Jackson do të transferohet në një shkollë për fëmijët me probleme të ngjashme, pasi të dalë nga rehabilitimi që i është nënshtuar në një qendër psikiatrike universitare ku u shtrua për herë të parë.

Sipas “New York Post”, adoleshentja që tentoi t’i jepte fund jetës nëpërmjet kombinimit të prerjes së damarëve me marrjen e një mbidoze mjekimesh do të transferohet në një shkollë të specializuar në Utah, ku do të trajtohet kundrejt një pagese të “kripur” që do të përballojë familja e saj.

“Përsa i përket Paris, ajo ndihet mirë dhe e gatshme që të rikthehet në shtëpi, por doktorët dhe të afërmit e saj nuk duan të rrezikojnë. Ajo tentoi të vriste veten dhe ky është kërcënimi më i madh që mund të ketë. Ata i tmerron ideja se ajo mund të tentojë sërisht, sidomos nëse rikthehet të ketë të njëjtin stil jete”, deklaroi një burim pranë familjes, për të përditshmen amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA