Paris Hilton, në plazh me “mikun” e saj
08/07/2013 16:50
Paris Hilton nuk mbetet asnjëherë vetëm, as atëherë kur i dashuri i saj nuk mund të jetë pranë.
32-vjeçarja u fotografua ditën e hënë në plazhin pjesë e shtëpisë së saj në Malibu, Kaliforni, duke shijuar rrezet e diellit së bashku me qenin, për të cilin prej kohësh shfaq një përkujdesje dhe dashuri të veçantë.
Megithatë, ndërsa sytë e Paris ishin të fiksuar gjatë të gjithë kohës tek “miku” i saj më i mirë, kjo nuk mund të thuhet për fansat e saj, që patën mundësi të admironin linjat e shkëlqyera të amerikanes, trashëgimtare e familjes që ka në pronësi rrjetin gjigant të hoteleve “Hilton”.
Top Channel