Një këngë për Katy Perry

08/07/2013 19:55

Katy Perry ka realizuar shumë këngë në karrierën e saj, por deri më sot nuk ishte dëgjuar asnjëherë ndonjë këngë dedikuar asaj vetë.

Kjo ndodhi mbrëmjen e së dielës, gjatë koncertit që John Mayer, i dashuri i saj, realizoi në Uiskonsin, SHBA.

Këngëtari pasi falenderoi disa herë të gjithë fansat e pranishëm, i dedikoi këngën e tij të fundit Katy Perry, e pranishme midis publikut.

“Ajo ishte aq e duruar, mori kohën e nevojshme për të më njohur më mirë dhe për të më dashuruar”, tha Mayer, përpara se t’i kushtonte kryeveprën e tij vajzës së “I Kissed a Girl”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA