Kate Moss relaksohet në Itali

08/07/2013 00:00

Kate Moss e kaloi fundjavën në Itali ku u fotografua me një bikini leopard duke u relaksuar në plazhet e vendit fqinj.

Supermodelja 39-vjeçare ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj Jamie Hince, me të cilin është martuar në vitin 2011.

Cifti duket se kishte nevojë për pushime pas disa ditësh të “çmendura” të kaluara në Festivalin e Glastonbury-t.

Top Channel