
Dhjetorin e vitit të kaluar, Rita Ora u nda nga Rob Kardashian, i cili e akuzoi atë më pas për tradhëti. Pas kësaj ndarje, këngëtarja me origjinë shqiptare do të deklaronte se nuk kishte kohë për meshkujt.
Por 5 muaj më vonë, Rita ka gjetur kohën për DJ e famshëm skocez, Calvin Harris. Tabloidi britanik “The Sun” flet me siguri për një lidhje mes tyre. Duke cituar miq të përbashkët të ciftit, tabloidi shkruan se ata ndjehen mirë në praninë e njëri-tjetrit, madje Rita ka fluturuar me një avion privat për në Las Vegas së bashku me DJ skocez.
Pas ndarjes me Rob Kardashian, mediat përfolën një flirt mes këngëtares dhe mikut më të ngushtë të David Beckham, Dave Gardner dhe ish-futbollistin të shndërruar në stilist, Luke Magill. Vëmendjen Ritas pas ndarjes nga Rob nuk ia kanë tërhequr vetëm meshkujt. Për pak kohë këngëtarja u pa në shoqërinë e modeles biseksuale Cara Delevingne të cilën e quantë “gruaja”.
Nga e majta në të djathtë: Rob Kardashian, Dave Gardner, Luke Magill dhe Cara Delevingne
Top Channel