Aksidenti, gabim njerëzor

08/07/2013 00:00

Vetëm pak sekonda para përplasjes, pilotët e avionit të ‘Asiana Airlines’ kishin tentuar të hiqnin dorë nga zbritja.

Të dhënat e përftuara nga kutitë e zeza të avionit, e sidomos regjistrimi i zërit, dëshmojne se është bërë një tentativë për të shtuar shpejtësinë pikërisht në castet përpara se bishti i tij të prekte pistën.

Boingu 777 me 307 persona ne bord, u perplas gjatë zbritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy vetëve e plagosjen e dhjetare te tjereve. 141 prej udhetareve ishin kinezë, 77 koreanojugorë, 61 amerikanë dhe një japonez.

Avioni ishte nisur nga Shangai dhe kish bërë një ndalesë në Seul të Koresë së Jugut para se të fluturonte për në San Francisco. Nga kutite e zeza, nuk rezulton qe mjeti te kete pasur ndonje problem teknik perpara aksidentit. Drejtuesi i kompanise deklaroi se me te gjithe gjasat shkak i episodit fatkeq nuk ka qene avaria e motorit.

Por ajo qe terhoqi vemendjen e mediave, ishte nje detaj i papermendur deri me tani: piloti qe po e conte avionin ne San Francisko, nuk kishte drejtuar me pare nje 777. Rindertimet e ngjarjes tregojne se bishti i Boeing-ut takoi në pistë, pastaj avioni u përplas dhe mori flakë. Udhëtarët thanë se deri para se avioni të ulej çdo gjë dukej në rregull, por pastaj ai mori një pjerrësi prej 70 gradësh dhe pjesa e pasme takoi pisten. Para incidentit, nga ekuipazhi nuk erdhi ndonjë sinjal alarmi për kontrollorët në tokë. 181 nga 307 personat në bord u dërguan në spital. Byroja Federale e Hetimeve perjashtoi qe ne fillim mundesine e nje akti terrorist.

Top Channel