Rama i jep medaljen e artë ish-presidentit francez, François Hollande: Kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës Pavarësisht se do t’i duhet të presë edhe dy muaj, për të marrë
drejtimin e qeverisë, kjo nuk e ka penguar Edi Ramën të nisë nga puna,
duke hartuar strategjinë e dhënies fund të ndërtimeve pa leje, në
bregdetin e Vlorës.
Nëpërmjet disa postimeve në Twitter, Rama ka njoftuar për takimin
zhvilluar, mesditën e së dielës, me vendorët e Vlorës, ku është
diskutuar rreth konkursit ndërkombëtar për planin e zhvillimit të qarkut
dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet.
“Në
vijën bregdetare të Shqipërisë do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë!
Pas katër vjetësh, ndërtimi pa leje në breg do të jetë një ëndërr e
keqe”, ka paralajmëruar kryeministri i ardhshëm i vendit, të gjithë ata,
që kanë guxuar të ndërtojnë apo planifikojnë të ndërtojnë gjatë vijës
bregdetare.
“Mesazhi është i qartë”, – thotë Rama. – “ Kush
ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet, duhet të ndalet,
sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det”.
Kjo vendosmëri e
Edi Ramës, që paralajmëron një fortunë mbi ndërtimet pa leje, është
vijimi i deklaratave të bëra gjatë fushatës elektorale me banorët e
Orikumit, ku ndërtimet pa leje dhe zënia e pronave janë çështje të
nxehta për të gjithë zonën.
Gjatë takimit më 1qershor, nga
Orikumi, Rama premtoi ngritjen e një Agjencie Kombëtare të Bregdetit dhe
një ligj të posaçëm për vijën bregdetare.
“Vija bregdetare nuk
mund të grabitet, të keqtrajtohet, të shkatërrohet, sepse është pasuria
jonë e përbashkët. Do të bëjmë kujdes të posaçëm, do bashkëpunojmë për
projekte të ndryshme, me qëllim zhvillimin e kësaj perle, që na e ka
falur natyra”, ishte deklarata e Ramës.
Top Channel