Pakistan, shpërthim në restorant, 3 viktima
07/07/2013 00:00
Një bombë që shpërtheu në një restorant të Lahores në Pakistan i mori jetën tre personave dhe plagosi 40 të tjerë. Mediat lokale njoftojnë se ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje.
Mendohet se mes viktimave ka edhe fëmijë. Zyrtarë të policisë thanë për Reuters se bomba ishte e lidhur me një nga frigoriferët e restorantit.
“Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u trullosa. Kishte kaos kudo”, shprehet një shitës, dyqani i të cilit ndodhej disa metra larg restorantit.
Në qytetin e Lahores nuk ka pasur dhunë muajt e fundit, por ky rast duket se ka rikthyer sërish episodet e këqia.
Top Channel