Britania ekstradon klerikun radikal

07/07/2013 13:40

Britania ka ekstraduar në orët e parë të mengjesit klerikun radikal, Abu Qatada, drejt Jordanisë, ku do te përballet me akuzat për terrorizem.  

Me këtë largim merr fund “telenovela” 8-vjeçare e një kleriku radikal, të cilin qeveria britanike e cilësonte si një “individ vërtetë të rrezikshem” dhe një person kryesor në sulmet terroriste të lidhura me Al-Qaedan.

Abu Qatada kishte mbritur përpara 20 vitesh në Britani dhe mori azilin politik për të vazhduar më pas predikimet fetare ekstreme.

Pasi jane harxhuar rreth 1.7 milionë stërlina në shpenzimet ligjore në seanca të pafundme gjyqësore deri në Gjykatën e Strasburgut, deportimi i tij u mundësua pas një marreveshje të firmosur në fillim të vitit mes Jordanise dhe Britanise, e cila synonte të jepte garanci se ndaj tij nuk do të përdorej tortura për marrjen e provave për procesin e ri gjyqesor ndaj tij.

Shume terroriste, qe nga ata te sulmeve te 11 shtatorit, deri tek britaniku qe donte te hidhte ne ere nje avion me nje bombe ne kepuce, duket se jane frymezuar dhe keshilluar nga Abu Qatada.

Predikimet e tij terhoqen vemendjen e sherbimeve te sigurise ne Britani dhe te shume vende europiane.

Ne 2001-n, ne prag te miratimit te ligjeve te reja anti-terror kleriku doli ne ilegalitet, por u arrestua pas pak dhe mbahej ne burgun e sigurise me te larte ne Londer.

Deportimi i klerikut eshte shenje e vendosmerise se qeverise britanike per te ngushtuar hapsirat e tolerances se ketyre predikuesve fetar radikal, hapësira qe jane shume te medha ne shoqerine britanike, me te cilat shume shpesh edhe abuzohet.

Top Channel