Letra emocionuese, babai i Arbër Hajdarit zbulon një ‘portret’ tjetër të të birit në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të delegova kompetencat e drejtimit të familjes
Kur je aq e famshme sa Taylor Swift dhe aq aktive me turet e saj nëpër botë, stafi shndërrohet si një pjesë e familjes, pasi për shumë kohë janë pothuajse njerëzit e vetëm që të shoqërojnë kudo.
Mbase për këtë arsye, këngëtarja bashkoi stafin dhe familjen e saj të vërtetë, në një ditë festive për Pavarësinë e SHBA-së, në 4 korrik.
23-vjeçarja, e cila pagoi shpenzimet e udhëtimit për këdo, grumbulloi të gjithë të ftuarin në vilën e saj të mrekullueshme në “Rhode Island”, pranë Nju Jorkut, ku i dha jetë një feste të veçantë.
Gjithmonë e kujdesshem për koreografinë në fotografi, edhe në këtë ditë feste, Tylor shfaqi gjithsesi anën e saj më të shpenguar gjatë të gjithë ditës, teksa i lejoi vetes një shkëputje të shkurtër përpara rifillimit të tureve impenjative nëpër SHBA dhe Europë.



Top Channel