Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan, kanë konstituuar
të ashtuquajturin “Kuvend i përkohshëm i Kosovës dhe Metohisë”, ndërkaq
drejtues të tij e kanë zgjedhur Slavko Stevanoviçin.

Ky i fundit ka thënë se vetëm një Serbi demokratike dhe e fortë ekonomikisht mund ta ndihmojë popullin serb në Kosovë, por, megjithatë, serbët e veriut, sipas tij, nuk mund të pranojnë integrime të dhunshme në institucionet e Kosovës.

“Ne nuk mund të pranojmë që çmimi për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, të jetë humbja e territorit dhe integrimi i dhunshëm në institucionet e një shteti që nuk është njohur”, ka theksuar Stevanoviq.

Në mbledhje kanë marrë pjesë 97 përfaqësues të serbëve, të cilët kanë bërë betimin dhe kanë miratuar deklaratën për të ashtuquajturin “Kuvend i përkohshëm i Kosovës dhe Metohisë”, ku thuhet se ky kuvend është trup përfaqësues i qytetarëve serb në Kosovë, të cilët e respektojnë Kushtetutën e Serbisë.

Stevanoviç,bën të ditur Europa e Lirë, po ashtu ka theksuar se veprimi i përfaqësuesve të serbëve të veriut është tentim që Kosova “të kthehet nga humbëtira dhe e padrejta në terrenin e Kushtetutës së Serbisë”.

Top Channel