SHBA, 195 mijë vende të reja pune në qershor

05/07/2013 15:20

Ekonomia amerikane krijoi 195 mijë vende të reja në muajin qershor, treguan të dhënat zyrtare të publikuara gjatë së premtes.

Këto të dhëna janë më të mira se parashikimet, prej 165 mijë vende të reja pune.

Në tremujorin e fundit, ekonomia më e madhe në botë ka pasur një rendiment mbi pritshmëritë përsa i përket punësimit, duke shtuar 70 mijë vende më shumë se sa parashikimet.

Falë kësaj rritje, përqindja e papunësisë mbetet e pandryshuar, 7,6% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Si rrjedhojë e këtij lajmi, bursat amerikane pësuan një rritje gjatë ditës, dollari u forcua ndaj euros, duke u shkëmbyer gjatë ditës së sotme 1 euro me 1.283 dollarë.

Top Channel