Obama e Merkel: Takim të zyrtarëve të sigurisë

05/07/2013 00:00

Presidenti Barak Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kane rënë
dakort për organizimin e një takimi mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre
gjermanë të sigurimit, ku të diskutohen zërat se Agjencia e Sigurisë
Kombëtare ka përgjuar mbi 500 milionë telefonata, e-maile dhe komunikime
të tjera që kanë kaluar përmes Gjermanisë.

Nje zhvillim i tille vjen ne kohen kur Këshilli i Evropës i beri thirrje qeverive europiane te tregohen te duruara e te presin nje shpjegim te Washingtonit mbi situaten perpara se te mberrihet ne reagime te panevojshme.

Akuzat për përgjimin e telefonatave dhe aktivitetit të internetit në Evropë kanë dominuar titujt e lajmeve. Njoftimi për programin e përgjimit është kthyer ne temen me te nxehte te fushates zgjedhore në Gjermani.

Social-Demokratët, që pritet të sfidojnë Kristian-Demokratët e Merkelit kerkojne qe Berlini të hetojë zyrtarët amerikanë të zbulimit. Daryl Lindsey, redaktor i edicionit anglisht të gazetës ‘Der Spiegel’, e cila botoi dokumenta sekrete, eshte i bindur se partite opozitare do t’i bejne presin Merkelit për këtë çështje: Nëse rezulton se agjencia gjermane e zbulimit ka bashkëpunuar haptazi me Agjencinë e Sigurimit Kombëtar në Shtetet e Bashkuara për të mbledhur të dhëna të tilla, mund të ketë pasoja serioze kushtetuese, thote ai.

Ekspertet e politikes se jashtme mendojne se administrata Obama duhet të tregojë vëmendje për ndikimin që do të kenë akuzat mbi diplomacinë publike. Duket megjithate se shqetesimet qe keto pretendime mund të minojnë bisedimet amerikano-evropiane për tregtinë kanë qenë të pabaza. Nje dite me pare, Merkel dhe Presidenti francez Francois Hollande ranë dakord të heqin dorë nga kërkesa për shtyrjen e bisedimeve, pasi Uashingtoni premtoi se do ta diskutonte çështjen e përgjimeve në bisedime paralele me negociatat tregtare.

Top Channel