Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi një takim me Presidentin Bujar Nishani.

Mësohet se gjatë takimit që zgjati rreth 40 minuta, Meta dhe Nishani bashkëbiseduan rreth tranzicionit te pushtetit dhe per nje bashkepunim te mire institucional.

Menjëherë pas takimit në një prononcim për median kreu i LSI, ka shprehur kenaqesi per takimin me Presidentin, me te cilin beri me dije se u fol per forcimin e bashkepunimit te metejshem.

“Ishte nje kenaqesi per t’u takuar me presidentin dhe per te ndare vleresimet per forcimin e metejshem te bashkepunimit qe t’i sherbejme te gjithe pergjegjesie te perbashket per te forcuar institucionet, sundimin e ligjit ne vend, per te ngritur funksionimin e institucioneve te pavarura dhe per te bashkerenduar punet ne funksion te reformave qe i japin vendit statusin e vendit kandidat, mundesisht brenda ketij viti”, tha Meta.

Takimi Meta-Nishani, vjen një ditë pasi kreu socialist Edi Rama, aleat i Metës në zgjedhjet e 23 qershorit, zhvilloi bashkëbisedim me kreun e shtetit.

Top Channel