Jessie J: Jam një beqare e lumtur

04/07/2013 17:35

Është e zënë me koncerte dhe me punën për albumin e ri me titull ‘Gold’, kështu që Jessie J nuk ka kohë për një lidhje aktualisht.

Në një intervistë për revistën ‘Glamour’, këngëtarja britanike ka theksuar se është shumë e lumtur me jetën e saj dhe ka gjithçka që do.

“Tani jam e varur ndaj punës dhe dua të jem një bijë e mirë, një motër e mirë, një teze e mirë dhe një mike e mirë. Po pres njeriun e duhur për të qenë edhe një partnere e mirë. Deri kur ta gjej, jam e lumtur me albumin dhe me qenin tim”, deklaroi Jessie J.

Në lidhje me albumin e ri, ajo tha: “Kam shkruar tekste ku ka shumë gjëra personale brenda dhe frikësohem kur mendoj se njerëzit do i dëgjojnë ato. Por, kjo do të thotë që këtë album e kam ndjerë shumë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA