Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns, i cili
ishte i angazhuar intensivisht në negociatat që çuan në pavarësinë e
Kosovës në vitin 2008, ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” se
marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është një hap i rëndësishëm në
drejtimin e duhur.

“Marrëveshja është një hap përpara, ndonëse nuk shkon deri aty ku ne të gjithë do të dëshironim. Mendoj se tani ka ardhur koha që qeveria e Serbisë të pranojë se Kosova është një shtet i pavarur, që nuk do të kthehet në ndonjë formë vartësie te Serbia pas asaj lufte të përgjakshme”, ka thënë zoti Burns.

Ai ka shtuar se rruga për Serbinë që të modernizohet dhe të jetë e suksesshme për t’u afruar dhe anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO është që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë.

Top Channel