Letra emocionuese, babai i Arbër Hajdarit zbulon një ‘portret’ tjetër të të birit në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të delegova kompetencat e drejtimit të familjes
Rrezikon deri në 5 vjet burg dhe një gjobë prej 46 mijë dollarë reperi “50 Cent”. Ai akuzohet për dhunë shtëpiake në dëm të ish-të dashurës Daphne Joy, me të cilën ka pasur një raport 3-vjeçar.
Ende nuk dihet nëse ka qenë vajza që e ka denoncuar këngëtarin, por të gjitha pistat e ndjekura nga gazetat amerikane rozë të çojnë tek e reja me origjinë filipinase.
Zëra të tjerë flasin se çifti ka një fëmijë, i dyti për “50 Cent”, por që e kanë mbajtur të fshehur, veprim ky që mund të rëndojë akuzat ndaj reperit.

Më 23 qershor këngëtari dyshohet se ka dhunuar ish-të dashurën, e ka tërhequr zvarrë jashtë apartamentit në Toluka Lejk, në Kaliforni, pasi ka dëmtuar edhe një pjesë të mobiljeve.

Kur mbërriti policia, “50 Cent”, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, ishte larguar. Por ai duhet të paraqitet në gjykatë më 22 korrik, raportojnë më tej mediat amerikane.

Top Channel