Indonezi, tërmeti vret 22 persona

03/07/2013 00:00

Një tërmet 6.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur provincën Aceh të Indonezisë duke shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve.

Lëkundjet e forta të së martës kanë shkatërruar gjithashtu shumë shtëpi në perëndim të ishullit Sumatra dhe ekipet e shpëtimit kanë nisur punën për shpëtimin e të mbijetuarve që kanë mbetur nën rrënoja.

Ushtarë dhe policë janë mobilizuar në operacionet e shpëtimit, por e kanë të vështirë të futen në zona të caktuara pasi rrugët janë të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut.

Zyrtarët thonë se tërmeti u ndje për 15 sekonda. Shumë njerëz kanë fjetur jashtë nga frika e të tjera lëkundjeve.

Në vitin 2004, një tërmet me magnitudë 9.1 ballë në Indonezi bëri që të lindte një tsunami që vrau rreth 230 mijë persona përreth Oqeanit Indian.

Top Channel