Gjermani, zbulohet çifti i spiunëve

03/07/2013 00:30

Për 20 vjet kanë spiunuar për rusët. Kjo akuzë çon në burg një çift bashkëshortësh në Gjermani.

Andreas dhe Heidrun Anschlag besohen të jenë vendosur në Gjermaninë Perëndimore mbi dy dekada më parë me pasaporta të falsifikuara, e madje dhe këto emra nuk janë të vërtetë.

Bashkëshortët Anschlag, në fakt, mendohen të jenë rusë. Pasaportat e përdoruara prej tyre ishin austriake, por për kaq vjet askush nuk e diktoi, që dokumentet ishin të rreme.

Çifti u arrestua tetorin e 2011-s në shtëpinë e tyre, në qytetin perëndimor të Marburgut. Ata kishin ndihmuar një spiun holandez, i cili në publik hiqej si zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Holandë, që kishte qasje në sekretet e NATO-s.

Por, zyrtari i rremë u demaskua shpejt dhe mori një dënim prej 12 vitesh heqje lirie. Ndalimi i tij i çoi autoritetet te çifti Anschlag, që prej vitesh i dërgonte informacione sekrete shërbimit rus të inteligjencës, SVR.

Vajza e tyre, e lindur dhe e rritur në Gjermani, duket se nuk kishte asnjë dijeni mbi aktivitetin e prindërve dhe nuk njihte as identitetin e tyre të vërtetë.

Në momentin e arrestimit, zonja Anshclag ishte në studion e saj përpara një transmetuesi, që merrte mesazhe të koduara me frekuencë në valë të shkurtër.

Prokurorët mendojnë se pas mbërritjes në Gjermani, në fillim të viteve ’90, ata janë hequr si qytetarë austriakë me origjinë nga Amerika e Jugut.

Top Channel