Aktori i “Shtëpiake të Dëshpëruara” martohet me të dashurin

03/07/2013 18:10

Aktori pjesëmarrës në disa seriale të njohur, si “Shtëpiake të Dëshpëruara” dhe “Arrow”, John Barrowman vendosi të lidhej në martesë me partnerin e tij të 20 viteve, Scott Gill.

Aktori homoseksual, gjithashtu pjesëmarrës në seriale apo filma të njohur si “The Untouchables”, “Titans”, “Shark Attack 3”, “Zero Dark Thirty”, ishte ai që njoftoi për lajmin e lidhjes në martesë, nëpërmjet një postimi në një rrjet shoqëror të certifikatës së martesës.

46-vjeçari, me origjinë skoceze, ishte ndër të parët që përfitoi nga ndryshimet ligjore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që rrëzuan më parë gjatë qershorit një pengesë ligjore që e bënte të paligjshme martesën midis të njëjtës gjini, në 51 shtete amerikane.

“Sapo u martuam në Shtetin e Kalifornisë. Faleminderit Gjykakatës së Lartë, kishte ardhur koha për ta ligjëruar këtë martesë”, deklaroi Barrowman.

Top Channel