Rita Ora flet për eksperiencën në Prishtinë

02/07/2013 00:00

Në një intervistë për revistën ‘GQ’, Rita Ora ka folur për rikthimin e saj në Prishtinë për xhirimin e videoklipit të këngës ‘Shine Ya Light’.

“Ishte një eksperiencë surreale. Të gjithë njerëzit kishin dalë për të më parë. Kur dola nga avioni nuk shihja tokën, vetëm koka njerëzish. Ishte e pabesueshme”, theksoi këngëtarja nga Kosova.

22-vjeçarja shtoi: “Ishte më shumë sesa një videoklip. Ishte një moment në historinë e Kosovës. Njerëzit panë vendin tim të origjinës dhe e ndjeja për detyrë të bëja një videoklip në vendlindjen time.”

Top Channel