Pierce Brosnan: Me zemër të thyer, pas vdekjes së vajzës

02/07/2013 05:00

Aktori Pierce Brosnan, i njohur gjerësisht me rolin e tij të James Bond, ndihet i shkatërruar, pasi vajza e tij Charlotte ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare.

Nënë e dy fëmijve, ajo vdiq pas një beteje 3-vjeçare me kancerin e mitrës, – e njëjta sëmundje që vrau nënën e tij, Cassandra, 22 vite më parë, – në shtëpinë e tyre në Londër, ditën e premte.

Pierce, i cili ka qenë duke xhiruar një thriller spiunazhi, “Njeriu i Nëntorit”, në Europën Lindore, u shpreh gjatë natës së kaluar: “Më 28 qershor, vajza ime e dashur Charlotte Emily ndërroi jetë, duke iu nënshtruar kancerit të mitrës. Ajo ishte e rrethuar nga burri i saj Alex, fëmijët Isabella dhe Lucas, si dhe vëllezërit Christopher dhe Sean.

“Charlotte luftoi me kancerin me elegancë e humanizëm, kurajo e dinjitet. Zemrat tona janë copëtuar me humbjen e vajzës sonë të dashur e të bukur. Lutemi për të dhe shpresojmë që kura ndaj kësaj sëmundjeje fatkeqe të gjendet sa më shpejt. Falënderojmë të gjithë për ngushëllimet e përzemërta”.

Charlotte, e cila ishte adoptuar nga aktori irlandez në 1986, kur babai i saj biologjik, Dermot Harris ndërroi jetë, lë pas të shoqin, artistin Alex Smith, si dhe fëmijët Isabella, 15 vjeç, dhe Lucas, 8 vjeç.

Ajo do të mbetet përherë e gjallë, falë vëllezërve të saj Christopher, Sean, Dylan dhe Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA