Neymar, “thesari” që do të marrë nga Brazili

02/07/2013 16:50

Një ndër blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit dhe i konsideruar si një prej futbollistëve më të talentuar ndonjëherë, Neymar nuk do të mbërrijë në Barcelonë i vetëm.

22-vjeçari do të shoqërohet nga e dashura e tij, aktorja adoleshente Bruna Marquezine, tepër e famshme në Brazil për pjesët e luajtura në disa telenovela dhe lidhjen me “heroin” e Kupës së Konfederatave.

17-vjeçarja, ashtu si i dashuri i saj që do të ketë shansin e artë që të bëjë hapin e madh të karrierës në Europë, me zhvendosjen në Spanjë do të ketë gjithashtu një mundësi të shkëlqyer për të bërë emrin e saj të njohur përtej kufijve të Brazilit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA