Kukës, me ujësjellës dhe pa ujë
02/07/2013 00:00
Rreth 3.5 milionë euro janë hedhur për ndërtimin e ujësjellësit të qytetit të Kukësit, por sërish banorët nuk kanë ujë të pijshëm.
Sipas drejtuesve të firmës që po ndërtojnë ujësjellësin, për këtë është faji i ndërhyrjeve në rrjet në fshatrat Nange dhe Shtiqen.
“Në ujësjellësin e ri matja është në fazën përfundimtare. Ka mbaruar në masën 50 për qind, në qytet e fshat. Na kanë mbetur vetëm disa punime. Njerëzit vadisin me ujë në sipërfaqet e gjelbërta”, ka deklaruar Sadri Laçi.
Qyteti i Kukësit është rrethuar nga ujërat, por familjet vuajnë mungesën ekstreme. Në një kohë që gjysma e qytetit jeton me asistencë sociale, ata e kanë pothuajse të pamundur që ta blejnë ujin e pijshëm.
Top Channel