Disku i parë i Elhaida Danit

02/07/2013 20:00

Elhaida Dani, fituesja shqiptare e ‘The Voice Of Italy’ paraqitet tani në tregun italian të muzikës. U prezantua në Milano disku i saj i parë, një minialbum që përmban 7 këngë, një prej të cilave e re.

Në këtë përmbledhje nuk mund të mungonte kënga që iu dhurua nga Riccardo Cocciante gjatë emisionit si dhe një sërë intepretimesh të tjera të sjella nga këngëtarja me origjinë nga Shkodra.

Dhurata e radhës për admiruesit e Elhaidës është kënga “Baciami e Basta”, e shkruar posaçërisht për të nga Francesco Silvestre, i grupit Moda’. Me këtë këngëtar dhe autor Elhaida u ngjit në skenën e emisionit “The Voice of Italy” me një duet të magjishëm, ndoshta fillesa e bashkëpunimit mes dy artistëve.

Pas fitoreve në atdhe, ku ajo ka marrë çmimin artistja e re më e mirë në edicionin e 9-te të “Top Fest”, dhënë nga fondacioni mediatik “Dritan Hoxha” dhe e çmimit të madh po në këtë edicion, karriera e Elhaidës mori hov në Itali pas fitores së saj në emisionin e talenteve.

Tani ajo po vazhdon të marrë pjesë në programe televizive dhe radiofonike. Pa harruar asnjëherë mësimin që i ka dhene mësuesi i saj Riccardo Cocciante: të mos e ketë për turp që është nga Shqipëria, perkundrazi të ecë përpara me kokën lart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA