Basha në rikonstruksionin e kopshtit 35

02/07/2013 00:00

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar nisjen e rikonstruksionit të kopshtit numër 35, në rrugën “4 Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.

Në një prononcim për mediat, Basha ka deklaruar se ky rikonstruksion është pjesë e një plani të gjerë të bashkisë së Tiranës për ristrukturimin e infrastrukturës së kopshteve dhe shkollave.

“Sot nisi rikonstruksioni i kopshtit numër 35 në Tiranë. Ndërtesa e tij ishte e vjetëruar dhe rikonstruksioni ka të bëjë me shtimin e kapaciteteve të brendshme, shtimin e dhomave dhe kuzhinave. Ky investim iu paraprin 6 investimeve të ardhshme, katër shkollave dhe dy kopshteve. Në këtë drejtim kemi një program të posaçëm që po zbatohet”, ka deklaruar

Basha. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike ka shmangur pyetjet e gazetarëve në lidhje me kandidimin e mundshëm të tij për lidershipin e kësaj force politike, në opozitë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Top Channel