Vdes akrobatja e “Cirque du Soleil”

01/07/2013 00:00

Një pjesëtare e të famshmit “Cirque du Soleil” ka vdekur pasi ka rënë nga një lartësi prej 15 metrash gjatë performancës së saj në Las Vegas (SHBA).

Francezja Sarah Guyard-Guillot bëhet kështu viktima e parë gjatë një performance të këtij cirku.

31-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, po bëhej gati për shfaqjen e saj kur u shkëput nga litarët e sigurisë dhe ra duke u përplasur dhunshëm në tokë.

Themeluesi i “Cirque du Soleil”, Guy Laliberte, i shprehu ngushëllimet familjes së akrobates nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Jam shumë i hidhëruar. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes. Kjo tragjedi na kujton se artistët tanë bëjnë një punë të jashtëzakonshme çdo mbrëmje për kënaqësinë e publikut.”

Top Channel