Rigjen krahun e prerë dekada më parë

01/07/2013 00:00

Një mjek veteran amerikan mbajti skeletin e krahut të prerë të një vietnamezi si “suvenir nga lufta” duke ia kthyer ato të zotit 47 vite më vonë.

Në vitin 1966, pas tërheqjes nga Vietnami, doktori Sam Axelrad mori me vetë në shtëpinë e tij në Houston kockat e krahut të vietnamezit. Ato i ishin dorëzuar atij nga një grup mjekësh të luftës që i kishin prerë krahun ushtarit të ish-Vietnamit Verior, Nguyeng Quang Hun.

Ky i fundit kishte mbetur i plagosur nga shpërthimi i një predhe dhe mjekët amerikanë ishin detyruar t’i prisnin krahun e dëmtuar rëndë. Ata hoqën mishin dhe rindërtuar kockat e dëmtuara, e më pas skeletin e krahut ia dorëzuan Sam Axelrad.

Skeleti qendroi për dekada në një cantë ushtarake të Sam, deri në vitin 2011, kur ai i gjeti dhe vendosi t’ia rikthejë ato të zotit, sot 73 vjeç.

Për këtë doktori amerikan u lidh me një gazetare të gazetës më të shitur në Vietnam, e cila publikoi një artikull. Shkrimi u lexua nga një i afërm i Nguyeng Quang Hun që e njoftoi atë. Menjëherë pas kësaj u vendosën kontaktet me doktorin amerikan që fluturoi për në Vietnam për t’i dorëzuar “pjesët” ish-kundërshtarit të tij në luftë.

“S’mund ta besoj që një mjek amerikan, mori krahun tim të dëmtuar, i hoqi mishin dhe e ruajti në shtëpi për më shumë se 40 vjet”, tha 73-vjecari vietnamez që nuk fshehu lumturinë që po “ribashkohej” me një pjesë të trupit të tij.

Top Channel