Reeker: Zgjedhjet, më të mirat

01/07/2013 00:00

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në festimet e organizuara në Zagreb, me rastin e hyrjes së Kroacise në Bashkimin Europian.

Presidenti Nishani, gjatë qëndrimit të tij në Zagreb, mori pjesë gjithashtu në mëngjesin e punës, dhënë nga presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, për presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, presidenti Nishani u takua me zëvendës/ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Ambasadorin Philip Reeker.

Reeker shprehu urimet për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat i vlerësoi si më të mirat të zhvilluara në Shqipëri.

Nga ana e tij, presidenti Nishani, pasi vlerësoi procesin zgjedhor në tërësi, në përputhje me standardet europiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dëshmojnë pjekurinë e popullit dhe klasës politike shqiptare dhe të demokracisë në vend.

Si Reeker, ashtu edhe Nishani, ndanë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve të pavarura janë jetësore për një demokraci të shëndetshme dhe funksionale.

Top Channel